E preu shiritin para Erdoganit, presidenti e godet djaloshin në kokë

E preu shiritin para Erdoganit, presidenti e godet djaloshin në kokë

Presidenti i Turqisë, Recep Taip Erdogan, ka qenë target i mediave ndërkombëtare pasi në një video shihet “duke e goditur një fëmijë në kokë”.

Video e shpërndarë nëpër rrjete sociale ka të bëjë me pjesëmarrjen e Erdoganit në një inaugurim.

Bëhet fjalë për ingaurimin e një ure në qytetin e Rizës.

Sipas procedurës, presidenti turk do të duhej ta prente Shirin.

Por, atë e bëri një fëmijë, gjesti i së cilit i kushtoi në “disa goditje” në kokë.

Në Turqi dhe në vende të tjera ka pasur reagime të shumta. /Insajderi.com