E rëndë: 40 vjeçari spërkatet me benzinë, vdes pasi ia vendos zjarrin vetes në oborrin e shtëpisë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lezhë. Një 40-vjeçar  i ka vendosur zjarrin vetes në oborrin e shtëpisë. Ai është spërkatur me benzinë dhe më pas është vetëdjegur.

Policia e Lezhës bën me dije se Nikolin Gjolaj ka humbur jetën në spital dhe nuk i ka mbijetuar plagëve të marra nga zjarri. Ngjarja ka ndodhur në Ishull Lezhë.

Viktima është identifikuar si Nikolin Gjolaj 40 vjeç, ndërsa ende nuk dihen shkaqet që e kanë çuar në vetflijim. Gjolaj ka pësuar djegie të shumta në trup dhe mjekët nuk kanë mundur ta shpëtojnë.