
Një femër ka sulmuar kunatën e saj të mërkurën në Rahovec rreth orës 16:30, njofton Insajderi.
E dyshuara është raportuar të jetë me të meta psikike. Ajo është dërguar për tretman mjekësor në Repartin e Neuropsikiatrisë.
Ndërsa viktima ka marrë disa lëndime dhe për këtë i është dashur një tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit rasti ka shkuar në procedurë të rregullt. /Insajderi.com