E rrahu nënën e vet, pasi patën mosmarrëveshje

E rrahu nënën e vet, pasi patën mosmarrëveshje

Një person është arrestuar nga policia e Kosovës, pasi e ka sulmuar dhe goditur nënë e vet, njofton Insajderi.

Ngjarja ka ndodhur në Prishtinë, dje, e mërkure, rreth orës 17:00, thuhet në raportin e policisë.

Policia thekson se deri tek sulmi fizik erdhi “pas një mosmarrëveshje në familje”.

Viktima më pas ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Insajderi.com