E rrahu vëllanë me shufër metali, viktima pëson lëndime të rënda trupore

E rrahu vëllanë me shufër metali, viktima pëson lëndime të rënda trupore

Një rast i lëndimit të rëndë trupor është regjistruar nga policia në Podujevë. Rasti ka ndodhur dje pas mesdite.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht me shufër metali vëllain e tij viktimën mashkull shqiptar”, thuhet në raportin e policisë.

Viktima është dërguar në QKUK, kurse me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje.