Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Haxhi Shala, ka ofenduar u.d e presidentes, Vjosa Osmanin, duke e quajtur “fundërrinë”.
Ky reagim i Shalës vjen pasi Vjosa Osmani e ka shkarkuar djalin e deputetit, Flakronin, nga pozita Konsull i Republikës së Kosovës në Pragë.
Këto komente Shala i bëri në rastin e ditëlindjes së 25 të djalit të tij.
“Sonte kur ti Flakron dhe Kosova jeton lirinë, lirinë tënde dhe te Kosovës po e njollosin fundërrinat e ngjitura në kulmin e shtetit”, ka shkruar Shala në Facebook. /Insajderi.com