E shkeli me veturë një person – Arrestohet i dyshuari

E shkeli me veturë një person – Arrestohet i dyshuari

Dje në Lipjan, viktima mashkull K/ Shqiptar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, njëri prej dy të dyshuarve  meshkuj K/Shqiptar  e ka goditur me veturë.

Sipas Raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, viktima ka pësuar lëndime trupore me ç’rast ka pranuar trajtim mjekësor.

“Dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit njëri prej tyre është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë./ Insajderi.com