E shtata e vërteta? – LDK’ja thotë se ka siguruar votat për “Rimëkëmbjen Ekonomike”

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës thonë se i kanë siguruar votat për votimin e Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.

E shtata e vërteta? – LDK’ja thotë se ka siguruar votat për “Rimëkëmbjen Ekonomike”

Gjashtë tentime kanë dështuar, por nuk do të ndodhë kështu edhe me të shtatin.

Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike që për gjashtë herë me radhë nuk mori votat, pritet t’i marrë të hënën meqë Lidhja Demokratike e Kosovës thotë se i ka siguruar votat, njofton Insajderi.

“Në emër të 61 deputeteve nënshkrues, sot kam kërkuar seancë të jashtëzakonshme për ditën e hënë në orën 10:00, për ta votuar në lexim të parë projekt-ligjin për rimëkëmbje ekonomike”, ka shkruar Arben Gashi, shef i Grupit Parlamentar i LDK-së, në llogarinë e tij në Facebook.

Gashi ka publikuar edhe një dokument ku tregohet aprovimi për Seancë të Jashtëzakonshme me vetëm një pikë në rëndin e ditës – “Votimi në Parim i Projektligjit nr.07/L-016 për rimëkëmbje ekonomike – COVID-19”./Insajderi.com