E shtata e verteta per Rimekembjen Ekonomike!

E shtata e verteta per Rimekembjen Ekonomike!

Për të shtatën herë të hënën do të provohet që të kalohet projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike.

Në ora 11:00 është paralajmëruar seanca e jashtëzakonshme.

Për shkak të mospajtimeve për përmbajtjen e projektligjit, opozita që përbëhet nga Lëvizja Vetëvendosje e Partia Demokratike e Kosovës nuk e kanë votuar Rimëkëmbjen Ekonomike.

57 vota pro mori ky projektligj herën e fundit, që përpjekja e gjashtë për ta kaluar.

Por, sot përsëri do të provohet, njofton Insajderi.

Zyrtarë nga Lidhja Demokratike e Kosovës kanë thënë së i kanë numrat për ta kaluar Pakon e Rimëkëmbjes Ekonomike.

Kjo pako është mekanizëm shtetëror si përpjekje e stabilizimit të ekonomisë e cila është goditur nga pandemia COVID-19. /Insajderi.com