‘E tmerrshme’ – Jashari Lushtakut: Edhe në luftë i ke ndihmuar qytetarët për qëllime fyese

‘E tmerrshme’ – Jashari Lushtakut: Edhe në luftë i ke ndihmuar qytetarët për qëllime fyese

Bekim Jashari, Kryetari i Komunës së Skenderajt i ka reaguar Sami Lushtakut, kryetarit të Degës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), për pakot me ushqim të cilat i ka shpërndar sot në këtë komunë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Jashari ka akuzuar Lustakun se shpërndarjen e këtyre ndihmave i ka bërë për poena politikë.

“Të shfrytëzohet situata emergjente, të ndihmohen qytetarët duke u thirrë në emër të partisë, për poena politik është e ulët, e dhimbshme dhe jo njerëzore”, ka shkruar Jashari.

Ndër tjera i pari i Skenderajt duke ju drejtuar Lushtakut ku i ka thënë: “Edhe në luftë paske ndihmuar qytetarët si duket po me qëllime të njejta fyese e denigruese”.

“Kjo nuk është Kosova që flijuan jetën dëshmorët e martirët e lirisë! E tmerrshme!”, ka shkruar Jashari. /Insajderi.com