E zbulon ish-kryediplomati: Irani donte ta njihte Kosovën, ky ishte kushti i tyre

E zbulon ish-kryediplomati: Irani donte ta njihte Kosovën, ky ishte kushti i tyre

Enver Hoxhaj, njëri nga diplomatët që ka pasur shumë kontakte me botën islame dhe dhjetëra udhëtime në regjionin problematik, ka shpalosur disa detaje rreth kushteve të Iranit ndaj Kosovës.

Përkundër agresivitetit të Iranit kundër Kosovës, në një moment ky shtet diktatorial i ishte ofruar Kosovës, madje edhe për ta njohur si shtet.

“Gjatë vitit 2012-2013 ambasadori i tyre në Rijad ka komunikuar ma ambasadorin Boja i ka thënë se ministri i juaj i jashtë është aktiv në Lindjen e Mesme, po kërkon nga vendet  myslimane që ta njohin pavarësinë e Kosovës, por i ka ikur kontaktin me ne, nuk ka kërkuar takim. Në atë kohë neve na kanë ofruar  mundësi që ta vizitojmë Tehranin dhe vizita të përkthehet në njohje të Kosovës. Qëndrimi ka qenë që nëse kjo është e vërtetë do të shkoj ambasadori Boja dhe le të marrin vendiin që ta njohin Kosovën, pastaj të lëvizi unë në një fazë tjetër. Por e kemi kuptu se takimi ka pas qasje taktike, operative kanë pas hezitim nëse e njohin Kosovën”, ka shtuar Hoxhaj.

Përtej zhvillimeve në Iran, Irak e vendet fqinj atje, InDoks në këtë dokumentar do të tregojë hisen kosovare të këtij zhvillimi, që jo pak veta shprehin shqetësime që mund të nisë një luftë tipike në mes të Iranit e SHBA-ve. Disa shkojnë edhe më në ekstrem, dyshojnë që po nis lufta e tretë botërore/InsajderiInDoks