E zhdukur prej dy ditësh, vajza e vogël gjendet e vdekur

E zhdukur prej dy ditësh, vajza e vogël gjendet e vdekur

Një vazjë e vogël, e humbur prej dy ditësh, është gjetur e pajetë, në Alabama të Shteteve të Bashkuara.

11-vjeçarja Amberly Lee Barnett ishte zhdukur të premten në orën 6 pasdite.

Për herë të fundit u pa në shtëpinë e tezes s saj në Collinsville.

Sherifi i qarkut DeKalb, Nick Walden njoftoi se trupi i Amberly u gjet pas kërkimve të shumta të policies, por nuk dha detaje rreth mënyrës së vdekjes së vajzës.

Gjithashtu nuk treguan shkakun e vdekjes apo ku u gjet trupi i saj. Nëna e saj postoi një mesazh në Facebook pasi Amberly u zhduk, duke thënë se dikush e kishte marrë vajzën nga shtëpia e tezes.