Artikull i sponsorizuar

Ecim në rrugët e Bjeshkëve të Moknës!

Ecim në rrugët e Bjeshkëve të Moknës!

Arif Elshani, kandidat i pavarur për kryetar të Istogut, ka realizuar një marshutë në Bjeshkët e Istogut bashkë me ekipin e tij.

“Mokna e Istogut-është në çfarëdolloj forme një destinacion i epërm udhëtimi, tepër i bukur dhe i pasur në tradita, por sa i takon ecjes nëpër male ajo është një shteg i paharrueshëm”, ka thënë Elshani.

Ai këtë vikend ngjiti këto rrugë së bashku me anëtarët e TPI-së duke shkelur çdo pëllëmbë të kësaj pasurie që kemi. Në vazhdimësi anëtarët bashkëbiseduan me njerëz që u gjindën dhe u bashkuan në një piknik në këtë natyrë të bukur.

Turistët e vizitojnë shpesh këtë zonë dhe lënë përshtypjet e tyre më të mira për këtë brez malor istogas. Peizazhi i bukur natyror me lugina të thella e male të larta, e kodrina janë një joshje për aventurierët e natyrës. Mikpritja në këto zona të larta nuk është më pak e mrekullueshme. Malet kanë disa shtëpiza banimi të lidhura me njëra-tjetrën, kështu që akomodimi kryesisht kryhet në ato shtëpiza.

Kryetari Arif Elshani ua bëri të njohur përsëri asamblistëve planin e tij të ndërtimit për këtë zonë të bukur turistike.

“Këto bjeshkë do të duken edhe më të bukura kur ne do të realizojmë një plan të tillë”, ka thënë Elshani.

Banorët Istogas të kësaj pjese edhe një herë treguan mikpritjen dhe dashamirësinë duke i shoqëruar në çdo hap të kësaj vizite, me përshkrimet dhe bisedat me të bukura.

Për Istogun e ri, Istogun e të Rinjëve votoni z.Arif Elshanin me numrin 60!