Edhe 11 laboratorë privatë janë licencuar për kryerjen e testeve serologjike, njofton Insajderi.
Siç bëhet e ditur nga Ministria e Shëndetësisë, laboratorët e radhës të licensuar janë nga 10 komuna të Kosovës.
Sipas listës së publikuar nga MSH, dy laboratorë janë licencuar në Fushë Kosovë, një në Prishtinë, një në Obiliq, një në Skenderaj, një në Pejë, një Mitrovicë, një në Graçanice, një në Kacanit, një në Gjilan dhe një në Ferizaj.
Ndërsa çmimet për kryerjen e testit në laboratorë private, varijojnë nga 15 deri në 35 eruro për serologjike ndërsa ato molekulare 65 deri 80 euro. /Insajderi.com