Edhe 17 persona të tjerë do të akuzohen në rastin “Syri i Popullit”- çfarë krimi kanë bërë ata?

Edhe 17 persona të tjerë do të akuzohen në rastin “Syri i Popullit”- çfarë krimi kanë bërë ata?

Në emisionin InDoks u transmetua dokumentari i parë “Patriotë të çmendur”- pjesa e parë.

Në këtë dokumentar zbulohen edhe detaje interesante për atentatin e parë të organizatës terroriste “Syri i popullit” dhe veprimet e tjera të kësaj organizate.

Nga minuta 30:00 e tutje Prokurori Special Sylë Hoxha zbulon për herë të parë për këtë dokumentar se sa do të jetë numri i persona që do të akuzohen në rastin “Syri i Popullit”, pos dhjetë të akuzuarve të parë. Por, cfarë krimi kanë bërë ata?

Në 50 minuta të dokumentarit InDoks me autor Visar Duriqi për herë të parë do të zbulohet edhe se kush qëndron prapa kësaj organizate, se si u krye atentati i parë, se si u kap atentatori dhe se sa kohë para kësaj shteti e dinte për këtë organizatë.

Në pjesën e parë ekskluzivisht, AzemVllasi rrëfen çdo moment të rastit ku ai për pak u vra në një atentat.

A ka atentatorë të lirë të “Syrit të Popullit”?  A do të zgjerohet akuza me emra të rinj? Cili është profili i personave që drejtojnë këtë organizatë dhe cila parti qëndron prapa saj? Këto dhe detaje të tjera do të shpalosen në InDoks që transmetohet në RTV Dukagjini.

InDoks është emision hulumtues që prodhohet nga Gazeta OnlineInsajderi. /Insajderi.com

Këtu gjeni videon e plotë e dokumentarit:

https://video.gjirafa.com/insajderi?video=indoks-patriote-te-cmendur-pjesa-e-pare