Edhe 2 viktima të tjera me Covid-19 në Shqipëri

Edhe 2 viktima të tjera me Covid-19 në Shqipëri

Në komunikatën e përditshme, Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë, bëri të ditur se së fundmi edhe dy persona të tjerë kanë humbur jetën, si pasojë e Covid-19.

Ndërkohë mësohet se janë konfirmuar 45 raste të reja, brenda 24 orëve të fundit.

“Fatkeqësisht, një 74-vjeçare nga Shkodra dhe një 82-vjeçare nga Tirana, me disa sëmundje bashkëshoqëruese kanë humbur jetën në spitalin infektiv si pasojë e insufuciencës respiratore progresive, pavarësisht trajtimit në terapi intensive dhe përpjekjeve të stafit mjekësor”, thuhet në njoftim.

Aktualisht në spitalin infektiv po trajtohen 71 pacientë, 10 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa dy janë të intubuar në gjendje të rëndë.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 269 testime për të dyshuar të prekur me Covid19, nga të cilat janë konfirmuar 45 raste pozitive./Insajderi.com