
Edhe 265 shtetas afganë të cilët ishin strehuar përkohësisht në Kosovë, janë larguar për në Kanada.
Lajmin e kanë bërë të ditur nga Ministria e Punëve të Brendshme, të cilët thonë se ishte kënaqësi t’i mirëpritnin dhe t’ju tregonin mikpritjen e vendit.
“Sot ju uruam lamtumirën 265 miqve tanë afganë, të cilët sot herët në mëngjes u larguan nga Prishtina për në Kanada. Patëm kënaqësi që t’i mirëpritnim këtu dhe t’ju tregonim mikpritjen e vendit tonë”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Foto: MPB
Kosova i kishte pranuar këta refugjatë pas kërkesës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Kjo pasi, pas ardhjes në pushtet të talebanëve ishte rritur dyshimi se bashkëpunëtorët e Amerikës në Afganistan do të persekutohen nga grupi militant. /Insajderi.com