Edhe 3 të vdekur me Covid-19 në Kosovë

Edhe 3 të vdekur me Covid-19 në Kosovë

Janë shënuar 58 raste të vdekjes nga Covid-19 në Kosovë, njofton Insajderi.

Numri i të vdekurve është bërë i ditur përmes njoftimit të çdohershëm të IKSHPK-së ku njoftohet për 58 raste të vdekjes me Covid-19, të premten mbrëma, ku të enjten IKSHPK-ja kishte bërë të ditur për 55 raste të vdekjes.

Numri total i rasteve pozitive 3.178 raste nga 24.575 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 58 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese, thuhet në njoftimin e IKSHPK./Insajderi.com