Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjatë pasdites së të dielës pritet të mbyllë procesin e verifikimit të aplikuesve nga jashtë Kosovës për votim përmes postës, transmeton Insajderi.
Më shumë se 52 mijë votuesve u është verifikuar e drejta e votës deri të premten e 29 janarit.
Organizata “Germin” që merret me çështje të diasporës, është e shqetësuar për afatin e shkurtër kohor për apelim, nëse aplikuesve u është mohuar e drejta për votim, raporton REL.
Përgjegjësit thonë se ka edhe votues nga Afganistani, Katari e Kenia.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, thotë se personat që nuk janë lajmëruar në telefon gjatë tentimeve të para, do të ketë tentime të tjera për t’i telefonuar. /Insajderi.com