Edhe 54 afganë të tjerë largohen nga Kosova për në SHBA

Edhe 54 afganë të tjerë largohen nga Kosova për në SHBA

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se 54 shtetas afganë që ishin të strehuar në Kosovë, janë larguar për në SHBA.

Sipas njoftimit, kjo është bërë në bashkëpunim me Ambasadën e Amerikës në Kosovë, shkruan Insajderi.com.

“Sot ju uruam lamtumirë 54 miqve tanë afganë, të cilët sot herët në mëngjes u larguan nga Prishtina për në SHBA. Patëm kënaqësi që t’i mirëpritnim këtu dhe t’ju tregonim mikpritjen e vendit tonë. Po punojmë pandërprerë me partneren tonë, @USEmbPristina që mysafirët nga kampi Liya të mund të largohen nga Kosova dhe t’ia fillojnë jetës së re. Ju urojmë gjithë të mirat dhe shpresojmë të dëgjohemi sërish me ta”.

Më 5 nëntor, Ambasada e SHBA-së, kishte njoftuar për largimn e mbi 100 afganëve nga Kosova drejt Amerikës.

Ambasada nëpërmjet një postimi në Twitter, kishte falënderuar Kosovën për mikpritjen që iu bë refugjatëve afganë./Insajderi.com