Nënkryetari i PDK-së, Arsim Bajrami, nuk do të jetë pjesë e legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Kosovës.
Sipas rezultateve përfundimtare të publikuara sot nga Komisioni Qendror Zgjedhor i Kosovës, Bajrami në zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit arriti të marrë gjithsej 8341 vota.
Bajrami ka shërbyer 14 vite si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës duke u zgjedhur në pesë mandatet legjislative (2001-2014).
Gjatë viteve 2007-2010 ishte angazhuar ministër i Administratës Publike në Qeverinë e Republikës së Kosovës, shkruan Periskopi.
Arsim Bajrami në legjislaturën e kaluar ishte ministër i Arsimit dhe ai do të mbahet mend për rezultatet e dobëta që arriti Kosova në testin e Pisa.