Edhe Bislimi i heq kapelen Vitisë, thotë se 650 mijë vaksina do të vijnë në fillim të shtatorit

Edhe Bislimi i heq kapelen Vitisë, thotë se 650 mijë vaksina do të vijnë në fillim të shtatorit

Zëvendësministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi, ka njoftuar se në muajin shtator pritet të vijnë edhe 650 mijë vaksina anti-COVID në Kosovë, njofton Insajderi.com.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, derisa ka lavdëruar punën e kolegut të tij, ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, Bislimi tha se 150 mijë prej këtyre vaksinave do të vijnë donacion nga Gjermania.

“E hënë (08:00): Takim me ministrin Vitia dhe me ambasadorët e Gjermanisë dhe Austrisë – temë diskutimi: mbështetja e vendeve mike me vaksina shtesë. Rezultati: Gjermania do i sjellë 150.000 vaksina shtesë javën që vie”, ka thënë ai.

Më tej ka zëvendësi i Albin Kurtit, tha se në takimin e së hënës midis Vitisë dhe drejtoreshës së USAIDIT në Kosovë, temë diskutimi ishte “angazhimi i USAID për dërgesën më të shpejtë të kontigjentit prej 500,000 vaksina nga COVAX si rezultat i donacionit nga presidenti Biden. Rezultati: Vaksinat pritet të mbërrijnë më 6 shtator”.

Ai më tej ka “thumbuar” kandidatin për kryetar të Prishtinës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, duke thënë se ata të cilët po e kritikojnë Vitinë se e ka braktisur shëndetësinë dhe po merret me komunën, nuk mund të dëshmojnë as edhe një takim të vetëm, as edhe një “bujtje” të tij, as edhe një ceremoni anëtarësimi, apo cfarëdo aktiviteti të tij elektoral që do i kishte marrë qoftë 5 minuta të vetme të kohës së tij si ministër.

“Beni nuk është fshehur siq po e sulmojnë ata që po i gëzohen rritjes së numrave nga varianti DELTA, por Beni është minister i shëndetësisë e jo moderator televiziv. Ai punon nga 16 orë në ditë dhe prandaj nuk shëtitet nëpër studio televizive. Sulmet e atyre që po i gëzohen rritjes së numrave të të infektuarve, nuk e zbehin aspak as perkushtimin e Benit e as zotësinë e tij. Nga eksperienca ime në qeverinë Kurti 1 dhe Kurti 2, Beni mbetet ministri më i mirë që ka pasur Kosova që nga viti 2008, edhe atë jo vetëm në fushën e shëndetësisë”, ka shkruar më tej ai, duke thënë se e heq kapelen para tij.

Kapelen “e hoqi” para Vitisë edhe kryediplomatja Donika Gëvalla, e cila ka lavdëruar ministrin e Shëndetësisë për “menaxhimin e pandemisë”.

“Heq kapelën para kolegut tim, Arben Vitia”, e fillon postimin në Facebook kryediplomatja.

“Me përkushtimin, profesionalizmin, zellin, modestinë dhe qetësinë që e karakterizojnë, Arben Vitia menaxhoi në mënyrë shembullore sfidat me të cilat u ballafaqua Kosova gjatë pandemisë”, vazhdon Gërvalla.

Të enjten Ministria e Shëndetësisë raportoi për 18 të vdekur e 2 mijë e 295 infeksione me COVID-19, për çka ministri Vitia mori shumë kritika. /Insajderi.com