Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka thënë se në seancën plenare të Këshillit të përbashkët të MSA-së, BE-Kosovë ka diskutuar për kriteret politike, kriteret ekonomike, implementimin e MSA-së si dhe bashkëpunimin financiar.
“Në fjalën time, ceka faktin se Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave dhe shpreha shqetësimin për mosmarrjen e vendimit për liberalizimin e vizave, gjë e cila vë në pikëpyetje kredibilitetin e BE-së dhe është zhgënjyese për qytetarët”.
“Po ashtu, vura në dukje përshpejtimin në zbatimin e reformave gjithëpërfshirëse për të përmbushur Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, duke u fokusuar në zbatimin e Agjendës Evropiane të Reformave”, ka shkruar Hoxha në llogarinë e saj në Facebook.