Edhe dy persona nga zonat e banuara me serbë në Kosovë, kanë ndërruar j" />

Edhe dy viktima nga coronavirusi në zonat e banuara me serbë në Kosovë

Edhe dy viktima nga coronavirusi në zonat e banuara me serbë në Kosovë

Edhe dy persona nga zonat e banuara me serbë në Kosovë, kanë ndërruar jetë si pasojë e infektimit me Covid-19.

Siç ka bërë të ditur specialist serb i epidemiologjisë, Aleksandar Antonijeviq, përveç këtyre dy viktimave të shënuara së fundmi, edhe 27 persona të tjerë janë prekur nga kjo sëmundje.

Ndër tjerash njoftohet se brenda periudhës së njëjtë kohore, edhe nëntë persona që deri më tani ishin të infektuar, janë shëruar plotësisht.

Nga 12 marsi deri më sot, gjithsej mijë e 121 persona u testuan në zonat e banuara me serbë ku 707 ishin pozitivë për virusin Corona.

Aktualisht, 483 raste janë aktive në këto zona. /Insajderi.com/