Edhe dy viktima nga COVID-19 në Shqipëri

Edhe dy viktima nga COVID-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka njoftuar se në 24 orët e fundit dy qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me COVID-19 dhe kanë ndërruar jetë, njofton Insajderi.

Një qytetare 45-vjeçare nga Berati dhe një 82 vjeçar nga Kruja, me disa sëmundje bashkëshoqëruese, me gjithë përpjekjet e mjekëve, nuk kanë mundur të mbijetojnë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 409 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 74 raste pozitive.

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë shëruar 42 qytetarë, duke e çuar në 1744 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Në vendin tonë aktualisht janë 1213 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës./Insajderi.com