Edhe Fetah Rudi i LDK-së rezulton pozitiv me Coronavirus

Edhe Fetah Rudi i LDK-së rezulton pozitiv me Coronavirus

Edhe deputeti Fetah Rudi nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka rezultuar pozitiv me Coronavirus, njofton Insajderi.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Rudi i cili paralajmëroi se do t’i nënshtrohet izolimit 2 javor.

“Pas disa problemeve shendetesore te shfaqura gjate dites se djeshme, i jam nenshtruar testit per Covid-19. Dhe kam rezultuar pozitiv. Pas vizitave mjekesore, trajtimin do ta vazhdoj ne shtepi. Antaret e tjere te familjes jane mire me shendet. Per dy jave do te jemi ne vetizolim. Besoj qe me ndihmen e zotit dhe mjekeve do ta kaloj edhe kete sfide” shkruan Rudi në njoftim.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës  ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar 136 raste pozitive në Kosovë dhe 131 të shëruar. /Insajderi.com