
Paradës së Krenarisë i është bashkuar edhe deputeti i PSD-së, Frashër Krasniqi.
“Sepse besoj në një shoqëri të barabartë. Në emër të lirisë!”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.
Në Paradën e Krenarisë që po mbahet në Prishtinë, po marrin pjesë edhe shumë zyrtarë shtetëror.
Në mesin e tyre është edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ministrja e Integrimeve, Dhurata Hoxha, shefja e BE-së në Kosovë, Natylia Apostolova, ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connel e shumë tjerë.