Jakup Krasniqi ftohet në Hagë

Jakup Krasniqi ftohet në Hagë

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale.

Ish-Zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi, ka konfirmuar se ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale për t’u intevistuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Krasniqi, lajmin e ka konfirmuar përmes llogarisë së tij në Facebook.

“Të nderuar bashkëkombës. Ndihem i obliguar moralisht t’ju njoftoj se kam marr ftesë nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale në Hagë të paraqitem më 24 korrik 2019”, ka deklaruar Kransiqi.

Jakup Krasniqi gjatë luftës ishte zëdhënësi i UÇK-së, ndërkaq gjatë viteve 2004-2007 dhe 2010-2013 shërbeu si kryetar i Kuvendit të Kosovës.