Edhe kandidati për deputet i famshëm për sulmin ndaj policit premton zhvillim ekonomik dhe hapje fabrikash

Edhe kandidati për deputet i famshëm për sulmin ndaj policit premton zhvillim ekonomik dhe hapje fabrikash

Islam Pacolli, ish-deputeti i AKR-së, një vit më parë nuk pranoi të kontrollohej kur u fut në parkingun e qeverisë.

Ky rast ishte bërë shkak që atë kohë deputeti i Kuvendit të Kosovës ta sulmonte një polic e më pas të ikte nga vendi i ngjarjes – për mos tu lajmëruar për një ditë të tërë, shkruan Insajderi.

Pacolli një ditë më vonë, më 13 qershor 2018, ishte paraqitur në stacionin policor dhe e kishte dhënë versionin e tij për rrahjen me policin, shkruan Insajderi.

Sot, kandidati që pretendon të bëhet deputet në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, ka premtuar zhvillim ekonomik dhe hapje të fabrikave.

“Sot në takim me qytetarët e Ferizajt u ndjeva jashtëzakonisht i lumtur me përkrahjen e tyre”, ka shkruar Pacolli në profilin e tij në Facebook, njofton Insajderi.

“Ferizaji është qytet me traditë të madhe, andaj është obligim për çdo qeveri, që ta ketë prioritet, e sidomos në hapjen e fabrikave që do të mundësonin vende të reja të punës dhe zhvillim ekonomik të qëndrueshëm”.

insajderi.com