Edhe këtë vikend shume qytetar nga Kosova ia mësyjnë bregdetit shqiptar

Edhe këtë vikend shume qytetar nga Kosova ia mësyjnë bregdetit shqiptar

Mëngjesi i kësaj të shtune shënoi një tjetër rekord fluksi të kalimeve në Morinë, njofton Insajderi.

Më shumë se 15 mijë qytetarë me automjete personale dhe autobusë, kaluan kufirin drejt bregdetit vetëm brenda dy orësh.

Kosovarët po e shfrytëzojnë këtë fundjavë për ta mbyllur sezonin e pushimeve, pasi të hënën nisi edhe mësimi në shkolla.

Vargu i mjeteve zgjatej për kilometra të tëra, ndërsa policia punoi me procedurë të përshpejtuar.