Edhe këtë vit fillon shpërndarja e testit në rrjete sociale nga maturantët

Edhe këtë vit fillon shpërndarja e testit në rrjete sociale nga maturantët

Edhe gjatë këtij viti janë fotografuar testet e maturës nga nxënësit e më pas janë publikuar në grupe të ndryshme nëpër rrjete sociale, praktikë kjo e cila nuk mungon pothuajse asnjë vit, njofton Insajderi.

Përevç kësaj, nga Këshilli Rinor Kosovar që në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Friedrich Ebert Stiftung, kanë angazhuar 40 monitorues nëpër qendrat e testimit në 25 komuna, kanë raportuar se nuk është respektuar mbajtja e distancës fizike, pavarësisht shenjëzimit të oborrit dhe korridoreve në objektet shkollore.

Kështu kanë bërë të ditur nëpërmjet një komunikate nga KYC.

“Problemet kryesore të raportuara nga terreni deri tani janë: Mos mbajtja e distancës fizike, pavarësisht shenjëzimit të oborrit dhe korridoreve të objekteve shkollore. Administruesit janë vonuar, prandaj testimi ka filluar në disa qendra të testimit, ndërsa përbrenda qendrave të testimit, disa klasa kanë filluar testin e disa jo. Nxënësit nuk kanë filluar të hynë në klasa në disa qendra të testimit. Testi i maturës është fotografuar dhe gjendet online në grupe rrjete sociale. Probleme me teste rezervë të lëndëve zgjedhore”, thuhet në këtë komunikatë. /Insajderi.com