Edhe kompania e këshilltarit biznesmen të Glauk Konjufcës angazhohet për “rekordin” e Kurtit

Edhe kompania e këshilltarit biznesmen të Glauk Konjufcës angazhohet për “rekordin” e Kurtit

Shumë faqe në rrjetet sociale janë mobilizuar sonte duke e shpërndarë emisionin në të cilin është kryeministri në detyrë Albin Kurti, shkruan Insajderi.

Ndër to, është edhe kompania e këshilltarit të ministrit në detyrë të Punëve të Jashtme, Glauk Konjufcës, Ilir Kërçeli.

“OnAir”, është kompania e Kërçelit, e cila ka shpërndarë intervistën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, intervistë kjo që mori me mijëra shikime, nga mobilizimi i jashtëzakonshëm i njerëzve  që janë me Lëvizjen Vetëvendosje.

Ilir Kërçeli, ishte edhe kandidat për deputet nga VV, mirëpo nuk i mori votat e mjaftueshëm për të siguruar një ulëse në Kuvend.

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, është duke folu sonte në emisionin Desku, për zhvillimet e fundit  politike në vend./ Insajderi.com