
Komuna e Malishevës ka marrë vendim që të ndalojë përdorimin e fishekzjarrëve dhe mjeteve tjera piroteknike gjatë dhe pas festave të fund vitit, njofton Insajderi.
Siç bëhet e ditur në njoftimin për media, përdorimi i tyre lejohet vetëm një orë e gjysmë, përkatësisht, më 31 dhjetor nga ora 23:00 deri më 1 janar, në ora 00:30.
“Përdorimi i tyre, ndalohet në të gjitha hapësirat e banuara publike dhe private, në tërë territorin e Komunës së Malishevës, dhe për ekzekutimin e këtij vendimi, është autorizuar Drejtoria e Inspektoratit dhe organet tjera të sigurisë”, thuhet në njoftim.
Përveç Malishevës, edhe Komuna e Drenasit, ajo e Prizrenit dhe Prishtinës kanë marrë të njëjtin vendim./Insajderi.com