“Edhe Kurti edhe Hoti lejuan cenimin e sovranitetit nga Serbia”

Për deputeten e PDK-së, Valdete Idrizi, edhe Avdullah Hoti edhe Albin Kurti janë njerëz që sa kanë qeverisur kanë lejuar cenimin e shtetit të Kosovës dhe sovranitetin e tij. Të dyja rastet kanë të bëjnë me interferimet e Serbisë në Kosovë.

“Edhe Kurti edhe Hoti lejuan cenimin e sovranitetit nga Serbia”

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Valdete Idrizi, ka kritikuar qeverinë aktuale të Avdullah Hotit dhe atë të kaluarën të Albin Kurtit për lejimin e cenimit të sovranitetit të shtetit nga Serbia, njofton Insajderi.

Idrizi i referohet rasteve kur sa ishte Kurti kryeministër u lejuan të futen teste anti-COVID’19 nga Serbia dhe tash në kohën e Hotit, Serbia ka filluar vaksinimin e serbëve të Kosovës në disa zona.

“Ose je shtet ose nuk je, nuk ka mes”, shkruan Idrizi në llogarinë e saj në Facebook, njofton Insajderi.

“Në fillim testet dhe shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme nga qeveria e Serbisë në veri të Kosovës, në kohën e qeverisë Kurti, më pas testimet PCR, gjendja e jashtëzakonshme e tash edhe vaksinimet në kohën e qeverisë Hoti, e qeveritë e paafta heshtin dhe iu ikin përgjegjësive, si e para, ashtu edhe kjo e fundit”.

Për shkak të këtyre lëshimeve që Idiriz konsideron se kanë ndodhur, ajo thotë se “u bë mirë që po shkon në shtëpi kjo qeveri, se më kësi qeverish ‘shpresash’, qeveria e Serbisë jo vetëm që hyn lirshëm në veri të Mitrovicës, po qe besa deri në jug të Kosovës”./Insajderi.com

Valdete Idrizi: Askush më mirë se PDK nuk mund ta luftojë korrupsionin -  GazetaBlic