Pas dështimit të Kuvendit të Kosovës për të nxjerrë një rezolutë të përbashkët për arrestimin e Ramush Haradinajt në Francë, një të tillë do të tentojë ta miratoj Kuvendi Komunal i Prishtinës.
Komuna e Prishtinës nesër ka paralajmëruar se do të mbanë mbledhje të jashtëzakonshme për arrestimin e ish- Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajn
“Nesër, më 7 shkurt, në ora 11:00, mbahet Mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Prishtinës”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.
Pika e vetme e rendit të ditës është miratimi i rezolutës së përbashkët, për rastin e arrestimit të Ramush Haradinajt.
Një rezolutë për arrestimin e Haradinajt ishte provuar të miratohet në Kuvendin e Kosovës, por që kishte dështuar. /Insajderi.com