
Edhe sot në mëngjes qytetarët e Prishtinës janë zgjuar me ajër të ndotur.
Në bazë të matësit të Ambasadës Amerikane në Prishtinë për cilësinë e ajrit, edhe në mëngjesin e sotëm ndotja e ajrit ka qenë mjaft alarmante.
Në matjen e fundit kur e ka regjistruar ky matës në orën 06:00 të mëngjesit, ndotja e ajrit ka qenë jo e shëndetshme dhe ka arritur shkallën 157.
Kjo vlerë llogaritet të jetë jo e shëndetshme dhe nuk preferohet që të gjithë ata që vuajnë nga sëmundjet kronike-respiratore të qëndrojnë shumë gjatë në ambiente të hapura, shkruan më tutje lajmi.net.
Po ashtu kjo vlerë e ndotjes është mjaftë e rrezikshme edhe për fëmijët dhe preferohet që të mos i ekspozoni fëmijët në natyrë.