Edhe nënkryetari i LDK-së i përgjigjet akuzave të Kadri Veselit

Edhe nënkryetari i LDK-së i përgjigjet akuzave të Kadri Veselit

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka reaguar pas deklaratave të kryetarit të PDk-së, Kadri Veseli, në lidhje me marrëveshjen me Serbinë.

Haziri ka theksuar se pa LDK-në nuk ka marrëveshje e as përfundim të bisedimeve, raporton Gazeta Blic.

“S’ka mundësi me pasë as marrëveshje finale me Serbinë, pa neve. Legjitimiteti për përfaqësimin në bisedime nuk të falet, por duhet të fitohet. Kjo arrihet me zgjedhje apo marrëveshje të garantuara. Sa më parë aq më mirë”, ka shkruar ai në Facebook.

Reagimi i plotë i Lutfi Hazirit:

Pa LDK’në, as s’ka pasë e as s’ka me pasë stabilitet politik, ekonomik e social Republika jonë.

S’ka mundësi me pasë as marrëveshje finale me Serbinë, pa neve.

Legjitimiteti për përfaqësimin në bisedime nuk të falet, por duhet të fitohet.

Kjo arrihet me zgjedhje apo marrëveshje të garantuara. Sa më parë aq më mirë.

Me LDK u nisë dhe ka me u bitisë shtetndërtimi i Kosovës. Deklaratat e Veselit janë ba si të babadimrit, por vetëm PAN mundet me i besu. Urime i Ri 2019!