Edhe nënkryetari i Prishtinës kandidat për deputet

Edhe nënkryetari i Prishtinës kandidat për deputet

Pas kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, edhe nënkryetari Dardan Sejdiu do të jetë pjesë e listës së Lëvizjes Vetëvendosje për deputet në zgjedhjet e 11 qershorit.

Këtë e ka bërë të ditur Shpend Ahmeti, i cili përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se “kemi vendosur si udhëheqësi komunale të angazhohemi maksimalisht në këtë garë, prandaj edhe unë edhe nënkryetari edhe disa drejtorë kemi vendosur të jemi në listën e Lëvizjes Vetëvendosje”.

Sejdiu ka qenë bashkëpunëtori më i ngushtë i Ahmetit në qeverisjen lokale në Komunën e Prishtinës. /Insajderi.com