Edhe një aleat i Kosovës kundër themelimit të ushtrisë

Edhe një aleat i Kosovës kundër themelimit të ushtrisë

Ministri i Jashtëm i Norvegjisë, Borge Brende,  ka bërë thirrje autoriteteve të Kosovës që të mos e themelojnë Ushtrinë e Kosovës, pa një ndryshim kushtetues.

“U bëj thirrje autoriteteve të Kosovës që të përmbahen nga transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në një forcë të armatosur, pa një ndryshim kushtetues dhe një procesi politik gjithëpërfshirës,” ka thënë Brende.

Përmes një komunikate ministri Brende, ka shprehur gatishmërinë e Norvegjisë se do të mbetët partner i Kosovës për reformat e integrimit euro-atlantik. Brende, më tutje i ka dhënë mbështetje normalizimit të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Gjatë ditës së djeshme projektligjin për transformimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës e kanë kundërshtuar edhe NATO dhe Ambasada Amerikane.

Projektligji për krijimin e ushtrisë pritët të procedohet në kuvend brenda këtij muaji./Insajderi.com