Frashër Demaj, historiani dhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës është deputeti i radhës që ka njoftuar se është infektuar me COVID-19.
Demaj e ka bërë lajmin publik në llogarinë e tij në Facebook, njofton Insajderi.
“Pavarësisht se jam munduar të jem shumë i kujdesshëm për vete dhe të tjerët duke bartur maskë gjatë gjithë kohës, si duket nuk ka mjaftuar. Të premten pasdite kam pasur temperaturë të lartë dhe kokëdhimbje. Pas publikimit të rezultateve të testit kam dal Covid pozitiv”, shkruan Demaj në rrjetin social.
“Nga e premtja jam vetëizoluar në shtëpi dhe po ndjek rekomandimet e mjekëve”./Insajderi.com