Edhe një fëmijë është lënduar nga shpërthimi që la të vdekur një polic në Zhur

Edhe një fëmijë është lënduar nga shpërthimi që la të vdekur një polic në Zhur

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, ka thënë se edhe një fëmijë ka pësuar lëndime të lehta nga shpërthimi me eksploziv në Zhur të Prizrenit, nga i cili një zyrtar policor mbeti i vdekur.

Osmanollaj ka deklaruar se ende nuk dihen detajet e mjetit eksplodues.

“Për fat të keq është një rast tragjik. Gjatë bastisjes së një lokacioni në fshatin Zhur ka pasur një eksplodim, por ende nuk dihen detajet e mjetit eksplodues. Për fat të keq ka humbur jetën një koleg i yni, një polic profesionist. Në këtë rast edhe një fëmijë i familjes ku është kryer bastisja ka pësuar lëndime të lehta”, ka deklaruar Osmanollaj.

Gjendja e të plagosurve është jashtë rrezikut për jetë, ka thënë zëdhënësi i Policisë në Prizren.

“Të lënduarit janë duke marrë trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit. Aktualisht gjendja e të plagosurve është e qëndrueshme”, ka deklaruar Osmanollaj.

Zëdhënësi është shprehur se “operacioni [i Policisë së Kosovës] ka pasur të bëjë me parandalimin dhe zbulimin e narkotikëve”.

Lajmi i fundit: INCIDENT I RËNDË NË ZHUR, NJË POLIC I VRARË DHE DY TË PLAGOSUR RËNDË

Gepostet von Televizioni Prizrenit am Dienstag, 28. Januar 2020