Edhe një ftesë nga Specialja – Ky është i ftuari i radhës

Gjykata Speciale ka ftuar për intervistim edhe një ish-pjesëtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

I fundit i ftuar nga kjo Gjykatë është Bahri Gashi.

Lajmin e ka konfirmuar vet Gashi në një postim në Facebook, ku ka bërë të ditur se do të intervistohet si i dyshuar.

“Familjarë dhe miq të nderuar, ju njoftoj se dje me datën 16.01.2020 kam marrë ftesë të paraqiten në Prokurori Speciale në Hagë, në cilësi e të dyshuarit”, ka shkruar ai.