Edhe një ftesë nga Specialja – ky është i thirruri i radhës

Edhe një ftesë nga Specialja – ky është i thirruri i radhës

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nga Fortesa e Rahovecit, Durmish Gashi, ka njoftuar se sot ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale.

Durmishi, këtë njoftim e ka bërë përmes Facebook-ut, ku ka thënë se ftesa e tij vjen në ditëlindjen e nipit të tij Andinit.

“Më vie keq që sot në vend të urimit për ditëlindjen e Andinit ( djalit të vëllait tim ) , më duhet të shkruaj këtë njoftim për ftesën e ardhur në emrin tim nga Gjykata Speciale për t’u intervistuar , ashtu siç pranuan e po pranojnë çdo ditë ftesa të tilla shumë bashkëluftëtar të UÇK- së”, ka thënë ai.

Ai është shprehur krenar për të kaluarën e tij në UÇK.

“Jam krenar që i takoj gjeneratës e cila gjithë jetën luftoi sundimin serb ndaj trojeve shqiptare , fillimisht në organizimet ilegale të kohës , e më pas i rreshtuar në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës në shtabin lokal të Fortesës , në Brigadën 124 “Gani Paçarizi” si dhe pranë Zonës Operative të Pashtrikut si zv. Komandant për ndërlidhje deri në përfundim të luftës. Shumë prejt tyre kanë rënë dëshmorë për liri e bashkim kombëtar , ashtu siç ishte edhe betimi i ushtarit të UÇK-së”.

 

 

Shikoni edhe: