Edhe një gazetar aderon në parti politike

Edhe një gazetar aderon në parti politike

Ish-gazetari dhe ish-këshilltari i Atifete Jahjagës sa ishte presidente e Kosovës, Arbër Vllahiu, sot do t’i bashkohet AAK-së.

Kjo është bërë e ditur nga një njoftim për media e dërguar nga Zyra e AAK-së. Njoftimi thotë se Vllahiu do të prononcohet për media në orën 11:00 në Selinë Qendrore të AAK-së.

I pranishëm do të jetë edhe kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj.

Në AAK, Vllahiu do të bëhet bashkë me mikun dhe ish kolegun e tij, Muharrem Nitaj, ish publicist dhe ish gazetar.