Edhe një ish-pjesëtar i UÇK-së ftohet nga Gjykata Speciale

Edhe një ish-pjesëtar i UÇK-së ftohet nga Gjykata Speciale

Gjykata Speciale ka ftuar edhe një ish-pjesëtar tjetër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, bëhet fjalë për Esat Ujkanin.

Këtë lajm e ka publikuar kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati.

“Sapo mora lajmin që i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale është ish pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Eset Ujkani, Eseti si gjithë luftëtarët e Ushtrisë Çlitimtare të Kosovës do të dalë i pafajshëm dhe faqëbardhë”, ka thënë ai.

Gjykata Speciale është në fund të mandatit të saj dhe po shqyrtohet vazhdimi e vazhdimit të kompetencave të kësaj gjykate për misionin të cilin e ka. /Insajderi.com

 

Sapo mora lajmin që i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale është ish pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Eset…

Gepostet von Hysni Gucati am Dienstag, 25. August 2020