“Do të ruajmë Ujmanin dhe Vallaqin, përkundër dëshirave të atyre që nuk kanë ruajtur asgjë dhe të cilët po gëzohen për vuajtjet e vendit dhe popullit të tyre sepse duan ta sulmojnë pushtetin”, ka thënë i ashtuquajturi drejtor i zyrës serbe për Kosovë Marko Gjuriq.

Ai këtë e ka deklaruar tri ditë pasi Rrjeti Evropian i Operatorëve të Sistemit Transmetues (ENTSO) ka votuar që operatori i Kosovës i sistemit transmetues KOSTT mund të funksionojë si i pavarur.
Reagimi i parë nga Serbia ka arritur nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq i clii ka porositur: “Nëse dikush mendon se ka ardhur koha që dikush në mënyrë fizike ta merr Valaqin dhe Ujmanin, unë i lus që të mos bëjnë këtë”.
Tani, Gjuriq pretendon se “grabitqarët politikë po duan që Serbia ta humbë betejën për Ujmanin dhe Vallaqin, mirëpo, për fat të keq të tyre, ne do ta fitojmë këtë betejë”.
Gjuriq ka edhe një “mesazh” për ata që e shfrytëzojë çdo rast “që me një shkelje syri të Prishtinës dhe mentorëve të tyre të jashtëm të gëzohen për çdo problem të shkaktuar për Serbinë dhe popullin serb”, mund të porositë vetëm një gjë: “Do të fitojmë”./Insajderi.com.