Edhe një punonjës tjetër shëndetësor vdes nga COVID-19

Edhe një punonjës tjetër shëndetësor vdes nga COVID-19

Edhe një punonjës shëndetësor ka vdekur si shkak i infektimit me COVID-19, njofton Insajderi.

Fadil Bajrami, shërbeu në Qendrën e Mjekësisë Urgjente në Prishtinë.

Përveç Qendrës së Mjekësisë Urgjente, për vdekjen e Bajramit ngushëlluan edhe miq e kolegë të tij.

“Me dhimbje të madhe dhe pikëllim të thellë Qendra e Mjekësisë Urgjente- Prishtinë, shpreh ngushëllime familjarëve dhe të gjithë punonjësve për vdekjen e kolegut tonë Fadil Bajrami! Shpirti i tij i bardhë të pushojë në paqe!”./Insajderi.com