Një aeroplan rus Antonov ka ateruar në aeroportin ushtarak serb në Batajnicë me dërgesën e re të sistemit kundërajror Pancir S1, transmetojnë mediet serbe.
Sipas medieve, pjesa e dytë e sistemit kundërajror rus është sjellë në Serbi me aeroplanin An-124 Ruslan me shenja të regjistrimit RA-82038, i cili të shtunën e kaluar tashmë ka sjellë pjesën e parë të këtij sistemi në aeroportin e Batajnicë.
Marrëveshjen për furnizimin me një bateri të sistemit Pancir, Serbia dhe Rusia e kanë lidhur në vitin 2019.
Sistemi artilerik-raketor për veprime kundërajrore Pancir S1 është i dedikuar për luftë kundërajrore kundër objekteve të cilat vëzhgojnë dhe veprojnë nga hapësira ajrore, si dhe për mbrojtje të njësiteve kundërajrore dhe mjeteve tjera të teknikës luftarake./Insajderi.com.