
Lumir Abdixhiku i’u bashku sot kolegëve të tij që punojnë në Institutin Riinvest, e të cilët janë liderë, deputetë, ministra, zëvendësministra nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ështe nga pronarët e Institutit Riinvest së bashku me deputetin e kësaj partie, Muhamet Mustafa, Ymer Havollin dhe Muhamet Sadikun.
Përveç Isa Mustafës dhe Muhamet Mustafa pjesë e Insitutit Riinvest, janë edhe zyrtarë tjerë të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku dhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Valon Murtezaj, janë ndër profesorët e Kolegjit Riinvest, që është pjesë e Insitutit.
Po ashtu edhe këshilltari politik për Ekonomi dhe shef në ikje i kabinetit të kryeministrit në ikje Isa Mustafa, Sokol Havolli është profesor në këtë kolegj.
Pjesë e kësaj strukture të Institutit “Riinvest”, drejtori Lumir Abdixhiku sot ka aderuar në Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Ai u shprehur se ndjehet i lumtur se ka aderuar në LDK dhe se do të punojnë së bashku në zhvillimin e vendeve të reja të punës.
“Kemi zhvilluar takime për të filluar një front të bashkuar të një drejtimi të ri, kemi gjet një bashkëpunim në zhvillimin ekonomik, politikë që të rinjtë të gjen vende të reja pune, jam i lumtur që prej sot do të jem pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kjo sigurisht që ka qenë një vendim i imi ndryshe dhe nga sot do të betohem që të jap maksimumin tim dhe ftoj të rinjtë dhe të rejat që ti kthehen LDK-së, ka thënë Abdixhiku.
Ndërsa lideri i kësaj partie, Isa Mustafa, ka thënë se synimi i Lumir Abdixhikut përputhet plotësisht me synimet tona.
“Sot kemi një aderim të ri në partinë tonë, është fjala për zotin Abdixhiku profesor i fushës së ekonomisë, një emër që përputhet plotësisht me neve që ne po synojmë. Ne jemi duke bërë përpjeke që të kemi njerëz që punojnë drejt aspektit ekonomik dhe social”, ka thënë Mustafa sot në konferencë.
Po ashtu edhe kandidati për kryeministër Avdullah Hoti ka thënë se Lumiri u bë pjesë pa asnjë çmim e Lidhjes Demokratike e Kosovës.
Instituti Riinvest kishte përfituar mijëra euro nga Kuvendi dhe Qeveria pasi angazhoi gjashtë ekspertë ndërkombëtarë për të ndihmuar në hartimin e ligjit për Trepçën.
Eksprtë këta të cilët i kishte propozuar deputeti i LDK-së, Muhamet Mustafa, duke e paguar secilin nga 4 mijë e 500 euro, bazuar në raportin e shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës. /Insajderi.com