Edhe Osmani e uron Abdixhikun

Edhe Osmani e uron Abdixhikun

U.d Presidentja, Vjosa Osmani ka uruar Lumir Abdixhikun pas marrjes së detyrës së re, si kryetar i LDK-së, njofton Insajderi.

Kështu ka bërë të ditur Abdixhiku përmes një postimi në Facebook.

Ai fillimisht ka thënë se “falënderon të gjithë politikanët vendorë e ndërkombëtarë për urimet e marra sot”.

Tutje Abdixhiku i ka përmendur me emra të gjithë ata që e kanë uruar sot me rastin e zgjedhjes së tij në krye të LDK-së.

“Falënderoj Kryeministrin në detyrë z. Hoti, u.d. e Presidentes znj. Osmani, liderin e Lëvizjes Vetëvendosje! z.Kurti; kryetarin e  AAK-së z. Haradinaj; kryetarin e Kryeqytetit z. Ahmeti; Kryetarin e Partisë Demokratike në Shqipëri z. Lulzim Basha e ish Presidentin shqiptar z. Sali Berisha, miqtë tanë në Partitë Popullore Evropiane dhe gjithë kolegët, bashkëpunëtorët e përfaqësuesit tjerë të korit diplomatik”./Insajderi.com